I pyetur në lidhje me protestat e planifikuara javën e ardhshme, Handke rikujtoi një vizitë në Norvegji në vitin 2014, kur ai fitoi çmimin Ibsen. “Kishte shumë protesta kur shkova në Teatrin Kombëtar të Oslos. Shumë thirrje të tipit ‘fashist, fashist’. Doja të bisedoja me këto zonja dhe zotërinj, por ata nuk donin të flisnin me mua, “tha ai. Në fjalën e tij duke pranuar atë çmim, ai u tha kritikëve të tij: “Shkoni në ferr, ku jeni tashmë”.

Embedded video

Handke u pyet nga Peter Maass, një gazetar i Intercept, nëse ai do të pohonte se masakra e Srebrenicës, ku ishin vrarë gati 8,000 burra dhe djem muslimanë, kishte ndodhur. Handke u përgjigj duke folur për një letër të cilën ai e kishte marrë nga një kritik anonim, i cili tha se ishte dërguar me një copë letër higjienike, “e cila kishte një kaligrafi m..i”.

kolana e librave

Pas mbarimit, ai i tha Maass: “Unë preferoj më mirë një letër higjienike, një letër anonime me letër higjienike brenda, sesa pyetjet tuaja boshe dhe injorante.”

Të premten, Peter Englund, ish sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, tha se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoni sepse për të festuar fitoren e Handke “do të ishte hipokrizi e rëndë nga ana ime”. Jonas Eklöf, redaktori kryesor i revistës suedeze të librave Vi Läser, ishte në konferencën për shtyp. Ai tha se ndjenja midis gazetarëve suedezë që mbulojnë Nobelin “ka qenë lodhje, rraskapitje dhe …” Të mos ndodhë përsëri! “Një ndjenjë që pak ka të bëjë me letërsinë tani.” Dhënia e çmimit nobel për shkrimtarin austriak është kritikuar gjerësisht nga shkrimtarët dhe politikanët për qëndrimin e tij për luftërat jugosllave të viteve 1990.

Një peticion i nënshkruar nga pothuajse 60,000 njerëz po i bën thirrje Komitetit Nobel të revokojë çmimin për Handtke.