MENU
klinika

“Ti nuk do jesh vetëm”

Forcat “Shqiponja” dhe “Shigjetat” u dërgojnë ndihma të prekurve nga tërmeti

13.12.2019 - 16:46

Shqipëria u gjunjëzua nga një tragjedi e rëndë më 26 nëntor, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin duke i marrë jetën 51 personave.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, shqiptarët u solidarizuan dhe kontribuuan për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.

Pjesë e këtij kontributi janë bërë edhe forcat e Posaçme ‘Shqiponjat’ dhe ‘Shigjetat’ në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat kanë mbledhur fonde dhe i kanë çuar ushqimet në Marikaj.


“#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????
Solidarë dhe humanë, Policia në mbështetje të banorëve të prekur nga tërmeti.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me iniciativë të tyre blenë ushqime dhe përgatitën 30 pako, të cilat i shpërndanë në lagjen “Dunga”, në Marikaj, Vorë.
Punonjësit e Policisë kanë bashkëbiseduar me banorët dhe u kanë shprehur atyre solidaritetin dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të qenë përherë pranë tyre, jo vetëm në përmbushje të detyrës funksionale, atë të garantimit të rendit e sigurisë, por për të qenë pranë tyre edhe nga ana solidare dhe humane, pasi qytetarët janë aleati më i çmuar për Policinë e Shtetit.

Rreth 105 milionë lekë u derdhën në llogarinë e-Albania, e hapur nga qeveria, kontribut vullnetar i punonjësve të Policisë së Shtetit për të prekurit nga tërmeti. Ky kontribut e solidaritet do vazhdojë edhe në ditët në vijim.
#?♂Meqytetarëtnëçdomoment”, shkruan në mesazhin e saj Policia e Shtetit.