MENU
klinika

Publikimi nga “France Football”

Formacioni më i mirë i 10-vjeçarit të fundit

29.12.2019 - 14:34

Në fund të këtij viti janë bërë shumë përmbledhje, por mungonte formacioni i dekadës së fundit. “France Football” ka publikuar formacionin më të mirë të 10 viteve të fundit.

Sipas prestigjiozes franceze, në portë është një ikonë si Iker Casillas. Në mbrojtje rreshtohen Lahm, Van Dijk dhe dyshja e Realit, Marcelo-Sergio Ramos.

Mesfusha është e mbuluar nga klasi! Xavi-Iniesta-Modric! Padyshim tre ndër mesfushorët më të mirë të viteve të fundit. Në sulm nuk ka diskutime për Cristiano Ronaldon dhe Messin, ndërsa krah tyre bashkohet edhe Neymar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN