MENU
klinika

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë

“Formoni sa më shpejt qeverinë e re!”

04.12.2019 - 18:15

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt i ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re. Ai theksoi se ka shumë detyra shtëpisë që duhet bërë.

“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja.

Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaftë detyra shtëpisë që duhet bërë”, -tha ai.

Ambasadori Heldt tha se Kosova vazhdon të përballet me çështjen e imazhit.

Sipas tij investitorët potencialë duan gjithmonë të dinë se si mund të marrin staf të kualifikuar dhe ata nuk janë akademikë, por teknikë, duke përmendur rëndësinë e aftësimit profesional.

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës