MENU
klinika

Ja çfarë ka ndodhur

Fshinë këngët e festivalit nga YouTube/ RTSH tregon arsyen

26.12.2019 - 14:39

Krejt papritur playlista e krijuar për të gjithë konkurrentët e “Festivalit të Këngës”, në kanalin e RTSH-së në YouTube, nuk përmban më asnjë këngë.

Nëse klikoni tek lista e krijuar posaçerisht për këngët e edicionit të 58-të të festivalit, videot nuk do të mund t’i hapni sepse rezultojnë private.

RTSH ka reaguar, duke treguar se arsyeja e fshirjes së këngëve vjen si pasojë e një problemi teknik. Kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.

Ndonëse këngët pjesëmarrëse nuk janë, në kanalin e RTSH-së në YouTube, gjenden performancat e konkurrentëve nga nata e parë, dytë dhe finale e Festivalit të Këngës.