MENU
klinika

Ikona e qytetarisë tiranase

Futbolli shqiptar në zi, shuhet Shyqyri Rreli

31.12.2019 - 10:57

Dita e fundit e vitit 2019 ishte e hidhur për futbollin shqiptar dhe sportin në tërësi. Një nga personalitetet e këtij sporti në vendin tonë, ish-trajneri i kombëtares kuqezi, Shyqyri Rreli, është ndarë nga jeta.

Ikje pa kthim e profesorit të njohur, ikonës së qytetarisë tiranase, “Nderit të Kombit”. Shuhet një tjetër emblemë e futbollit tonë, një trajner dhe drejtues i madh, një legjendë që bëri historinë e tij edhe si trajner i kombëtares, ku spikat torja me Belgjikën 2-0, në atë dhjetor të vitit 1984.

Ish-pedagogu i shquar i IKF nuk e priti dot ndërrimin e viteve, nuk ia doli të shijonte as 90-vjetorin e lindjes, që e kishte në maj 2020. Homazhet për këtë gurë të madhe do të mbahen sot, nga ora 12:00 deri më 14:00 te stadiumi “Air Albania”, ndërsa varrimi do të bëhet më 1 janar, ora 13:00.

“Konica.al” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërme. U prehsh në paqe mjeshtër!

Kush është Shyqyri Rreli?

Datëlindja: 18.05.1930 Vendlindja: Tiranë

Roli në fushë: Mbrojtës

Numri i fanellës: 3

Karriera si futbollist: Erzeni, sezoni 1948-1949. Tirana (Puna), sezoni 1949-1951. Dinamo, sezoni 1952-1962.

Gola të shënuar: 1 (Flamurtari-Dinamo 1-2, vitin 1953).

Trofetë e fituar: 4 tituj kampioni dhe 4 Kupa të Shqipërisë (Dinamo).

Pjesëtar i ekipit kombëtar: 1955-1958 (kur trajner ka qenë Adem Karapici, më pas Loro Boriçi dhe Andrea Lukshinov).

Karriera si trajner: Trajner-futbollist me ekipin e moshave “Petro Nini Luarasi”, në vitin 1961. Mësues i edukimit fizik. Trajner i klasave sportive. Pedagog i Mjeshtërisë së Lartë Sportive. Trajner-Pedagog me ekipin e Shkëndijës, fillimisht me të rinjtë, në kategorinë e dytë, dhe më pas në të parën.

Trajner i Tiranës në vitet 1987-1990. Trajner dhe drejtor teknik i ekipit të sapoformuar, Albanët, në vitet 1994-1998, duke dalë në vendin e dytë, në kategorinë e dytë.

Konsulent dhe më pas trajner i Teutës në vitin 1993. Trajner i Shkumbinit për disa muaj në vitin 1996. Trofetë e fituara si trajner 2 tituj kampion me Tiranën. Trajner i ekipit Shpresa 1972-1982 (2 herë kampion ballkanik). Trajner i ekipit kombëtar 1982-1990.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN