MENU
klinika

FSHF publikon videon

Futbolli ynë e mbyll me urimin e vajzave kuqezi

31.12.2019 - 18:47

Pas videos së djemve kuqezi me urimin për Vitin e Ri, FSHF ka vendosur që këtë vit t’u japë më shumë hapësirë edhe vajzave të përfaqësueses shqiptare të futbollit.

Të përfshira në aktivitete të ndryshme bamirësie e iniciativa sociale gjatë muajve të fundit, FSHF ka vendosur që urimin e fundit ta bëjnë vajzat e Kombëtares.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, me radhë janë shfaqur vajzat që veshin fanellën e përfaqësueses në aktivitete zyrtare, duke uruar shqiptarët anembanë për festat e fundvitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN