MENU
klinika

Qenka e kopjuar!

Gjeni ndryshimin mes këngës së Albëries dhe Hirushes

22.12.2019 - 14:30

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj po konkurron në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”.

Balada e saj u prit mjaft mirë nga publiku dhe është një ndër më të pëlqyerat e festivalit.

Mirëpo, moderatori i RTSH-së, Kostandin Feshti, ka vënë re se në fakt kënga e Albërijes është e njëjtë me një tjetër muzikë!

Bëhet fjalë për instrumentalen e “Above and beyond” nga Audiomachine, pjesë e kolonës zanore të filmit “Hirushja”.

Pjesa e nisjes së këngës së Albërijes, si dhe instrumentalja në mesin e saj, është e njëjtë me “Above and Beyond”.

“Tani e kuptoj unë pse më pëlqeu kaq shumë kjo këngë… sepse më ka pëlqyer 1ë në 2004”- shkruan Kostandini, duke treguar fragmentet e dy këngëve.

Mbetet të presim për deklaratën e Albërije Hadërgjonajt, e cila sonte do të marrë pjesë në finalen e “Festivalit të RTSH-së”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.