MENU
klinika

Rezultatet e sondazheve

Gjermanët i frikësohen Trumpit, më shumë se Putinit!

27.12.2019 - 16:55

Edhe pse Uashingtoni është një nga aleatët më të mirë të Gjermanisë, besimi i publikut ka rënë ndjeshëm nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, tregoi një studim i ri YouGov.

Gjermanët u pyetën se kush ishte më i rrezikshëm: Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Presidenti Kinez Xi Jinping, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, Presidenti Rus Vladimir Putin apo Presidenti i SHBA Donald Trump.

Rreth 41% e gjermanëve thanë se mendonin që Trump ishte më i rrezikshmi nga pesë liderët botërorë.

Në vendin e dytë ishte Kim me 17%, pasuar nga Putin dhe Khamenei me 8%. Në fund ishte Xi i Kinës me 7%.

Mbi 2,000 njerëz në Gjermani morën pjesë në sondazh, i cili ishte porositur nga agjensia e lajmeve DPA.

Një sondazh i ngjashëm me YouGov u krye në korrik të vitit të kaluar, në të cilin 48% e gjermanëve të anketuar thanë se Trump ishte më i rrezikshëm se Kim dhe Putin. Megjithatë, ai nuk përfshinte udhëheqësit e Iranit apo Kinës.

Presidenti amerikan Donald Trump, e ka lavdëruar Gjermaninë, por ka patur edhe shumë kritika të paqarta për Gjermaninë dhe politikat e saj. Ai e quajti kancelaren gjermane Angela Merkel “ndoshta udhëheqësen më të rëndësishme botërore”, por politikën e saj të refugjatëve me dyer të hapura e konsideroi si një “gabim katastrofik”.

Githashtu, një sondazh tjetër i fundvitit tregoi se besimi i publikut tek kancelarja gjermane Angela Merkel kishte rënë shumë në Gjermani, veçanërisht kur u krahasua me liderët e tjerë evropianë.

Sipas një sondazhi të kryer nga instituti Kantar për grupin e mediave Funke, 57% e gjermanëve të anketuar thanë se kishin një nivel “mjaft të lartë” të besimit te Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Merkel, nga ana tjetër, kishte disa pikë më pak se liderit francez.

Në atë sondazh, Trump doli i fundit si udhëheqësi më pak i besueshëm, pas Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan (86%) dhe Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson (71%).

Zhvillimet në këto vende që prej vitit 2016 kanë fituar vëmendje të konsiderueshme të mediave në Gjermani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja përse Merkel duhet të largohet

“Zemra e Evropës” duhet të rrahë më shpejt!


Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin