MENU
klinika

Ndihma konkrete

Gjilani dhuron të ardhurat e biletave për Shqipërinë

03.12.2019 - 13:43

Klubet sportive të Kosovës janë shumë aktive për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këto ditë të vështira pas tërmetit që goditi vendin tonë të martën e kaluar.

Së fundmi është klubi i Gjilanit ai që do të dhurojë një kontribut për zonat e prekura. Në faqen zyrtare të klubit, Gjilani njofton se do të dhurohen të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshjen kundër Prishtinës.

“Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri”, – shkruhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN