MENU
klinika

Liron 2 të arrestuar, 5 mbeten në burg

Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për të arrestuarit për pasojat e tërmetit

30.12.2019 - 17:36

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor.

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Isakun, e po ashtu “arrest me burg” për Klajdi Lamen.

Arben Isaku Nevjana Isufi, Dëfrim Çelami dhe Avdullah Osmani nuk janë paraqitur në sallën e gjyqit për arsye shëndetësore.

Masat e dhëna nga gjykata:

1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”.

2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”.

3- Albrend Qetka, specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”
4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”, – “arrest me burg”

5-Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”- “arrest me burg”

6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i ligjshëm dhe “arrest me burg”.

7- Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre- “arrest me burg”

8- Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, – “detyrim paraqitje”.