MENU
klinika

UEFA u beson ndërkombëtarit tanë

Gjyqtarët shqiptarë do të arbitrojnë Inter-Barcelona

04.12.2019 - 15:27

Gjyqtarët shqiptarë kanë marrë vlerësime pozitive kohët e fundit në ndeshjet që ata kanë arbitruar në veprimtaritë ndërkombëtare. Aktivizimi i gjyqtarëve shqiptarë në arenën europiane po bëhet tashmë i vazhdueshëm.

Pas gjykimit në Europa League, në fazën e grupeve në Turqi mes Besiktas-Slovan Bratislava, Enea Jorgji do të ketë një tjetër ndeshje, ku skuadrat janë edhe më të rëndësishme.

Mësohet se për gjyqtarin ndërkombëtar është caktuar sfida e Ligës së Kampionëve për të rinj, “UEFA Youth League” mes Interit dhe Barcelonës. Një ndeshje shumë e rëndësishme për grupin ku bëjnë pjesë këto dy skuadra, ku italianët kërkojnë kualifikimin.

Në sfidën e datës 10 dhjetor, ndërkombëtari shqiptar pritet që të ketë si asistentë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin. Kjo sfidë, vjen në vigjilje të përballjes së fundit në Ligën e Kampionëve edhe për skuadrat A, teksa gjyqtarët shqiptarë do të kenë gjithashtu ftesën që ta ndjekin në “San Siro”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN