MENU
klinika

“Të gjithë bashkë mundemi për Shqipërinë”

Grekët po dëshmojnë një frymë të lartë solidariteti me Shqipërinë

02.12.2019 - 09:18

Grekët po dëshmojnë një frymë të lartë solidariteti me Shqipërinë.

Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Prej fqinjit tone nisen pothuajse çdo ditë ekipe specialistësh.

Në sheshin qëndror të Patras në Greqi, qytetarët grek po ofrojnë ndihma në fushatën e solidaritetit ndërmarë nga komuniteti i emigrantëve.

Qytetarët grekë shprehen se Greqia ka vuajtur shumë nga tërmetet dhe se do ndihmojnë me shuma monetare dhe materiale.

Veç qytetarëve grek, deri tani më shumë se 150 familje shqiptare kanë ndihmuar në këtë fushatë.

kolana e librave

Ish kryeministri grek Papandreu vlerësoi komunitetin shqiptar në Patra dhe duke folur me ta shprehu mbështetjen e tij.

Televizioni grek Skai, organizon të martën një fushatë të madhe për grumbullim ndihmash.

Nën moton “Të gjithë bashkë mundemi për Shqipërinë”, televizioni Skai njofton se në gjithë Athinën do të jenë hapur tetë pika grumbullimi që do të funksionojnë gjatë gjithë ditës.

Fushata të tilla po organizohen këto ditë në të gjithë Greqinë.

Kryeministri Mitsotakis në kongresin e partisë së vet, Demokracia e Re, tha se : Mbështetja e Shqipërisë në këto momente të vështira i shërben Greqisë edhe për të dëshmuar aftësinë e menaxhimit të situatave emergjente.