MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Grezda, 10 mijë £ për familjet e prekura nga tërmeti

02.12.2019 - 12:13

Eros Grezda rreshtohet në listën e atyre që po japin kontributin e tyre për rindërtimin e shtëpive të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sulmuesi i përfaqësueses ka telefonuar në një emision televiziv “Shqiptarët për shqiptarët” për të bërë një donacion bujar. Në emisionin po mblidheshin fonde për të gjithë viktimat e tërmetit, fonde që do të përdorën më pas për të kthyer sadopak në normalitet jetën e disa prej tyre.

konica sportkonica sport mobile

Eros Grezda
eros grezda

Njerëz të ndryshëm telefononin dhe premtonin shuma të cilat më pas kalonin në llogaritë e një fondacioni që do të jetë pjesë e rikonstruksionit.

“Përshëndetje, jam Eros Grezda. Dua të dhuroj 10 mijë paund për viktimat e tërmetit”, – ishte telefonata e papritur që çuditi të gjithë në studio. Një donacion bujar nga futbollisti i cili nuk ka ngurruar t’i qëndrojë përkrah bashkëkombësve të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN