MENU
klinika

Kundër zgjedhjeve të reja

Haradinaj dëshiron ta shohë si do të punojë VV

08.12.2019 - 16:34

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se ai është pro krijimit të Qeverisë Kurti. Sipas tij, më mirë është të krijohet Qeveria e re sesa të shkohet në zgjedhje.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se është më mirë për Kosovën që të krijohet Qeveria e re, që të vërtetohet se sa janë të mirë në punë ata që kanë kritikuar, duke aluduar kështu për zyrtarët e Vetëvendosjes.

“Unë mendoj që është më mirë për Kosovën që me u formu institucionet e reja, me u formu Qeveria e re. Le të vertëtohet sa janë të mirë në punë, është lehtë prej pozicionit kundër, t’i shohim njëherë nga pozicioni për, pra nga përgjegjësia ata që kanë kritikuar”- ka thënë Haradinaj para gazetarëve.

Haradinaj tregoi nëse do mbështesë koalicioni LDK-VV, ku tha se është mirë të fillojë punën qeveria e re.

“Nëse Kosova ka vështirësi të caktuar ne duhet me shqyrtua rolin tonë. Po ashtu nuk e kemi qëndrimin që me i hy në hatër Albin Kurtit por duhet të jemi të zot të bëjmë një kalkulim se çka është në rregull me bë për Kosovën. Unë mendoj që më mirë për Kosovën është me u nisë qeveria e re dhe ti shohim ata që kanë kritiku”– tha ai.

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

Nga “pazaret” me Perëndimin tek varësia nga Rusia

Media europiane “zbërthen” politikën e Vuçiçit

Miniera e litiumit “përndjek” Vuçiçin!

Çfarë pritet në Beograd nga 1 tetori