MENU
klinika

Përvoja dhe koha e tij e shkurtër në jetë

Një test gjaku zbuloi defektin e djalit tim!

18.12.2019 - 17:29

Meri  mësoi për defektin e lindur  të djalit të saj Arvi herët në shtatzëni. Ajo ndan përvojën e lindjes së djalit, kohën e tij të shkurtër në jetë  dhe se si ajo tani është avokate për familjet e tjera të prekura nga gastroschisis. Lexoni historinë e saj prekëse .

Arvi lindi me gastroschisis

Gastroschisis është një defekt i lindur i murit të barkut .Zorrët e foshnjës janë jashtë trupit të foshnjës, përmes një vrimë pranë kërthizës .

Ne e dinim për defektin e tij që në 12 javë pas shtatzënisë time, pasi një test i gjakut tregoi lidhje me nivelin e hormonit. Një eko ultratingujsh  konfirmoi se ai kishte zorrë të ekspozuara . Defekti i lindjes së Arvit prek një nga 2,229 foshnjat në Shtetet e Bashkuara.

Duke u përgatitur për 25 javët e mbetura që gjendja të ishte e trajtueshme, erdhi dita që mezi prisnim, Arvi lindi . Pasi e morrën për operacion menjëherë pas lindjes, zorrët u vendosën përsëri brenda trupit të tij.

Ai kaloi 107 ditë në spital dhe iu nënshtrua operacioneve të shumta dhe procedurave në përpjekje për të rregulluar funksionet e prekur nga zorrët. Arvi kaloi 13 javë plotësisht zgjuar dhe me një linjë të vetme qendrore duke siguruar nevojat e tij ushqyese. Pas një operacioni, ai kishte disa ndërlikime të papritura. Pas më shumë operacioneve dhe procedurave, u zbulua se ai ishte 100% i vdekur në tru. Rrethuar nga të dashurit tanë, engjëjt e morrën  pas 107 ditësh të bukura të jetës.

E nxitur nga vetmia , unë fillova blog-un për të kërkuar mbështetje nga familjet e prekura nga gastroschisis dhe për të promovuar kërkime dhe vetëdije. Unë ndihmova në gjetjen e një organizate mbështetëse për fëmijë dhe familje të prekur nga gastroschisis.

Arvi ishte gëzimi dhe shpresa më e madhe në jetën time. Unë avokoj për jetën e tij si çdo nënë tjetër, dhe për të çuar më tej atë gëzim dhe dashuri që ai ishte dhe do jetë gjithmonë në jetën time.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN