MENU
klinika

Përgjigjet mjeku ORL

Hundët më bëhen plagë gjithë dimrit. Si t’i ndal sekrecionet?

29.12.2019 - 14:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë të bëj që të evitoj sadopak sekrecionet e hundës, gjatë dimrit, përshkak të fshirjeve të shpeshta mbetem me plagë gjithë sezonin.

Përgjigjet Otorinolaringologu: Trajtimi më i mirë për hundët e zëna nga viruset, alergjitë ose infeksionet bakteriale, është shpëlarja e tyre me ujë. Në këtë mënyrë, pastroni hundën nga sekrecionet, lironi kanalet e bllokuara, ndihmon për lirimin e tubave të Eustakut gjatë dhimbjeve të veshit, ul nivelin e alergjenëve dhe pjalmit në alergjitë e ashtuquajtura të barit, heq bakteret dhe viruset, pra ju mbron nga të ftohtët dhe epidemitë, si dhe shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes.

Ky trajtim duhet bërë të paktën një herë në ditë, kur nuk jeni të sëmurë; bëjeni më shpesh, nëse i keni hundët të zëna.

Mbushni një gotë me ujë të vakët (më vonë, kur të ndiheni më mirë, mund të përdorni ujë të ftohtë) dhe shtojini çerek luge çaji me kripë kuzhine ose deti. Përziejeni dhe hidhni pak nga uji i kripur në zgavrën e dorës. Uleni kokën dhe thitheni ujin me hundë. Uji do t’ju zbresë në gojë. Mos e gëlltitni! Pështyjeni! Përsëriteni derisa ta harxhoni gjithë ujin.

Nëse vuani nga tensioni i lartë, shmangeni marrjen e tepërt të kripës. Shpëlajeni gojën (jo hundën) më pas me ujë të pastër. Mos e gëlltisni gëlbazën e kripur; pështyjeni! Kujdes, mos përdorni kripë me tepri!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim