MENU
klinika

Pas 5 viteve në ekranet tona

I vihet dryni emisionit të njohur në Top Channel

12.12.2019 - 18:22

Pas pesë sezonesh programi lifestyle “Në shtëpinë tonë” nuk do të shfaqet më në Top Channel, pasi ky format është mbyllur.

Sipas “News31.al”, prej janarit ekrani i Top Channel do të sjellë një format të ri, që do të zërë fashën e orarit të “Në shtëpinë tonë”.

Ndonëse detaje rreth formatit dhe emrit të emisionit të ri nuk janë bërë ende me dije, deri tani dihet se Flori Gjini do të jetë një nga moderatorët e emisionit, ndërsa nuk dihet nëse Nevina Shtylla do të jetë krah tij.

Programi i ri nis transmetimin më 6 janar dhe drejtuesit e televizionit ja kanë besuar autorësinë Olsa Muhametit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN