MENU
klinika

Hapi i radhës

Ia fshinë “Me tana” nga YouTube, ja çfarë bëri Elvana Gjata!

29.12.2019 - 10:06

Pak ditë pas Festivalit të Këngës, papritur të gjtiha këngët pjesëmarrëse u fshinë nga YouTube.

Mes tyre ishte dhe ajo e Elvana Gjatës, “Me tana”, e cila kishte marrë më shumë se 4 milionë klikime.

RTSH e cilësoi si një gabim teknik këtë e megjithatë, tha se këngët do të riktheheshin.

Por duke parë kërkesat e mëdha të fansave të saj, Elvana e ka marrë vetë situatën në dorë.

Këngëtarja ka reaguar duke publikuar këngën në kanalin e saj në YouTube.

“Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vijnë. Ju dua shumë!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se fituese e edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës” u shpall Arilena Ara dhe pati shumë polemika mbi faktin se votimi nuk ishte i drejtë dhe se fitoren e meritonte Elvana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Festivali i tmerrshëm i 58-të"

Petrit Ruka: Turpi e mbuloftë emrin e tyre…

Flet për herë të parë për Eurosong

Elvana qan sa herë kërcen “Me tana”