MENU
klinika

Klubi zikaltër mbledh fonde

Inter, thirrje tifogrupeve të veta për Shqipërinë

04.12.2019 - 19:53

Iniciativës së Lazios, Napolit, Marseille dhe shumë klubeve të tjera shqiptare dhe europiane, pa përmendur personazhet e njohura të futbollit, për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, i është bashkuar edhe Inter.

Klubi zikaltër, në një e-mail që u ka shpërndarë tifogrupeve zyrtare në të gjithë botën, u ka kërkuar atyre që të mbështesin nismën për mbledhje fondesh të “Inter Club Albania”.

MESAZHI I INTER

“Tërmeti që ka goditur Shqipërinë ishte një tragjedi e vërtetë. Deri më sot, numri i viktimave ka shkuar në 51, ndërkohë 2000 janë të lënduarit, mijëra persona janë të pastrehë dhe kanë humbur shumë nga jeta e tyre, ndër ta edhe shtëpinë.

konica sportkonica sport mobile

Mes tyre, edhe disa anëtarë të Inter Club. Për këtë arsye, “Inter Club Albania”, një nga “Club”-et më të mëdhenj në botë, ka vendosur që të aktivizohet menjëherë për një mbledhje fondesh që mund të ndihmojnë këta persona të prekur nga tërmeti.

Nëse dëshironi të bëni një donacion, linku ku mund të dhuroni është ky: https://www.gofundme.com/f/dkf6py-albanian-earthquake

Të ardhurat, të administruara drejtpërdrejt nga “Inter Club Albania”: dhe presidenti i saj Juxhin Rama, do të derdhen në ndihmë të viktimave dhe të pastrehëve.

Ju lutemi me mirësjellje që të shpërndani te të gjithë anëtarët dhe nëpërmjet rrjeteve tuaja sociale këtë link. Faleminderit për bashkëpunimin!”.