MENU
klinika

Ftesë Gashit

Ish-trajneri i Shqipërisë merr ekip në Serie B

09.12.2019 - 21:11

Një rikthim në shtëpi. Kështu mund të cilësohet emërimi i trajnerit Paolo Tramezzani në krye të Livornos. Ish-ndihmësi i De Biasit te Shqipëria ka nisur një aventurë të re, duke marrë drejtimin e skuadrës që militon në Serie B. 

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, teksa raportohet se tekniku takoi sot familjen e presidentit Spinelli, teksa palët kanë arritur akordin zyrtar. Tramezzani do të zbresë nesër në fushë, për t’ia nisur nga puna.

konica sportkonica sport mobile

Kujtojmë që në të kaluarën 49-vjeçari ka drejtuar klube si Lugano, Sion dhe së fundmi qipriotët e Apoel Nicosias.

Italiani ka bërë edhe listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë te skuadra italiane, teksa mes tyre është edhe sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, një njohje e vjetër e teknikut italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN