MENU
klinika

Çfarë është menduar pë nxënësit?

Rindërtimi do fillojë me shkollat dhe qendrat shëndetësore

21.12.2019 - 12:13

Ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi gjatë një vizite në Ishëm të Durrësit u shpreh se rindërtimi do të fillonte pikërisht me institucionet shkollore dhe shëndetësore. I shoqëruar edhe nga deputeti Fidel Ylli, ata panë nga afër shtëpitë dhe objektet e tjera të dëmtuara, si shkollën e fshatit, zyrat e njësisë administrative dhe qendrën shëndetësore.

“Kjo është një nga shkollat më të dëmtuara, të cilën ekspertët e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Do të prishet tërësisht për të ndërtuar një të re sepse kjo ka goditje në strukturë. Për nxënësit janë marrë masa me transport të siguruar të shkojnë në shkollën e Lalzit.

Ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët do të sistemohen tek ambientet e xhamisë, e cila është e sigurt. Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”- tha ministri Çuçi.

Sipas njoftimit të publikuar për mediat në Ishëm ka nisur aktualisht ndërtimi i zyrave të reja të njësisë administrative ndërsa punimet po shkojnë drejt përfundimit për 6 zyra të reja të domosdoshme për të funksionuar ky institucion.

Problem serioz, sipas ministrit, mbetet zëvendësimi i çadrave verore me çadra dimërore edhe pse në këtë zonë të Durrësit shumica e banorëve kanë zgjedhur të qëndrojnë nëpër çadra pranë banesave të tyre sepse kuptohet që kanë edhe bagëtitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA/ A do rekomandojë largimin nga projekte të shtrenjta?

Banka Botërore mbështetje Shqipërisë pas tërmetit