MENU
klinika

Në lidhje me çfarë?

Italianë ‘bombardojnë’ me pyetje Kurtin

19.12.2019 - 14:20

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në vizitën e tij njëditore në Romë, takoi kryetarët e Komisioneve për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Itali.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ditën e ka filluar me takimin në Parlamentin Italian ku u prit në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes.

“Qëndrimin njëditor në Romë, e fillova me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe z. Gianluca Rizzo.

Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme. Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova.”

Kurti tregon se me çfarë pyetjesh u përball nga italianët.

“Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme si psh investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj”– ka shkruar Kurti.

Në fund, Kurti përmend ftesën që ju drejtoi përfaqësuesve italianë për të vizituar Kosovën në vitin e ardhshëm dhe ranë dakort që në legjislaturën e shtatë të avansojnë grupin e miqësisë Kosovë-Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mundësia për kalim në opozitë?

‘Koalicioni i mundshëm’ Mustafa: Pres certifikimin

"Nuk do të luajë kurrë kundër meje"

“Do mposhtet keq”, Vuçiç ‘provokon’ Albin Kurtin

'Presidenti' problemi kryesor

“Jemi ende larg me LDK”