MENU
klinika

E zbukurar me diamante

Kjo është pema e Krishtlindjes më e shtrenjtë në botë

09.12.2019 - 19:07

Këtë Krishtlindje, vizitorët e “Kempinski Hotel Bahia”, afër Marbella, Spanjë do të jenë të priviligjuar të shikojnë pemën më të shtrenjtë të krishtlindjeve.

Zbukuruar me diamante të kuqe, të bardha, rozë e  të zeza, pema e projektuar nga Debbie Wingham, vlen 15 milionë dollarë.

Pema gjithashtu është zbukuruar me bizhuteringa Bulgari, Cartier, Van Cleef & Arpels dhe Chanel, në forma të pallateve me  çokollate në 3D, pendët, vezët e strucit dhe shishet e parfumeve.

Sipas CNN, në vitin 2010, hoteli “Emirates Palace” në Abu Dhabi zbukuroi një pemë në rrathë dhe orë, me një shumë prej 11 milionë dollarësh, duke e fituar atë një Rekord Botëror Guinness për pemën më të shtrenjtë të dekoruar.

Dhe në vitin 2016, argjendarët e Tokios Ginza Tanaka treguan një pemë të Krishtlindjes të bërë nga 4,000 metra tela ari, me vlerë rreth 1.8 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN