MENU
klinika

Dalin shifrat

Ja sa kosovarë kanë qenë të përfshirë në luftërat në Siri

07.12.2019 - 08:32

Në kuadër të projektit të EBU për zhvillimin e gazetarisë hulumtuese në televizionet publike në regjion, në të cilin është përfshirë edhe RTK, ka realizuar një hulumtim të gjerë për emisionin “Udhëve”, e ku trajtohet ri- integrimi i xhihadistëve në Kosovë, Luginë të Preshevës, Maqedoni Veriore si dhe në Shqipëri.

Këtë javë, do të shihni se si ka shkuar procesi i ri-integrimit të ish pjestarëve të luftave të huaja dhe familjeve të tyre në Kosovë, ku janë ri atdhesuar 242 persona që ishin përfshirë në luftat e përgjakshme në Siri.

438 qytetarë të Kosovës, ku përfshihen edhe fëmijët që lindën në luftat e huaja nga prindërit me origjinë nga Kosova, ishin pjesë e zonave të luftës në Siri, luftë kjo që u bë në emër të të ashtuquajturit “Xhihad”.

93 kosovarë u vranë derisa 242 u kthyen në Kosovë, duke përfshirë në këtë grup edhe 110 gra e fëmijë që u kthyen në prill të këtij viti.

Në Siri ndonëse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, besohet të jenë ende edhe 86 persona nga Kosova. 83 nga ta aktualisht gjenden në pjesën e Edlirit, ku forcat demokratike siriane nuk kanë arritur të shtrihen ende.

Zona, aty ende kontrollohet nga organizata Al Nusra dhe edhe kosovarët e mbetur atje, kryesisht iu kanë bashkëngjitur kësaj organizate terroriste.

Në zonën që ishte kontrolluar nga amerikanët, kanë mbetur vetëm dy gra dhe një fëmijë jetim.

Njëra grua është martuar me një ish luftëtar të ISIS-it dhe nuk ka pranuar të kthehet me grupin prej 110 personave, ndërkaq një fëmijë jetim dhe një grua tjetër ishin të plagosur rëndë dhe gjendja e tyre nuk lejonte që ata të ktheheshin në Kosovë.

Pas kthimit të kosovarëve nga Siria, burrat kryesisht kanë përfunduar pas grilave. Kurse disa nga gratë po mbrohen në liri, derisa bashkë me fëmijët po i nënshtrohen procesit të ri-integrimit në shoqëri.

Shteti ka bërë plan kontret për ri-integtimin e kosovarëve të kthyer nga zonat e luftës në Sirisë. Por, edhe ky plan, po gjen shpesh vështirësi në zbatim.

Por, çka thonë bartës të kësaj strategjie të cilët punojnë në mënyrë direkte me personat që ishin përfshirë në konflkt. Cilat ishin sfidat e kthimit dhe çka përjetuan sidomos fëmijët e ekstremistëve që me prindërit e tyre qëndruan në Siri.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!