MENU
klinika

Edhe pse ky sektor ka "vuajtur"

JD Wetherspoon krijon 10,000 vende të reja pune

16.12.2019 - 11:35

JD Wetherspoon, një zinxhir klubesh në Britani, njoftoi se do të pompojë $264 milion në bizneset e tij gjatë katër viteve të ardhshëm, duke krijuar 10,000 vende të reja pune.

Ky sektor në vuajtje nuk ka qënë aspak i shëndetshëm në dy dekadat e kaluara, duke parë mbylljen e rreth 12,000 klubeve dhe bareve. Sidoqoftë, statistikat e fundit i kanë dhënë industrisë diçka për të bëre dolli ka patur një rritje neto të rreth 300 pijetoreve vitin e fundit.

Kjo mund të jetë një “birrë e vogël” tani për tani, por Wetherspoon të paktën pret një rritje në vazhdimësi.