27.12.2019 - 20:46
Një lajm i mirë na vjen nga dyshja Gent Zenelaj dhe Jul Deda.
Ish-kolegët dhe ish-shokët kanë vendosur të lënë pas të shkuarën dhe të pajtohen.
Duket se pas zënkës së bujshme, ata kanë vendosur të lënë gjithçka pas krahëve dhe të rikthejnë SHBLSH, grupin e famshëm të aktorëve i njohur në fillimet e “Portokalli”.
Ata do të rikthen në një spektakël humori dhe këtë herë në “Klanifornia”.
Lajmin e ka bërë të ditur Turi, nëpërmjet një postimi në Instagram
“Sa i lumtur jam për këtë moment. Sërish bashkë vetëm në ‘Klanifornia’. ‘Shblsh’ po kthehen”, ka shkruar Hysko krah postimit ku shfaqen aktorët e njohur, Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi së bashku.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Si do reagojë Genti?
S’flasin prej kohësh/ Juli imiton Gent Zenelajn!
Komedia shqiptare
Boeing Boeing rivjen në Teatrin Eksperimental
Teatri Eksperimental ''Kujtim Spahivogli''