“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam 32 vjec dhe kohët e fundit kam pasë këto simptoma, humbje në peshë, marrje mendësh, thonj të dobët, lodhje pa asnjë arsye. Çfarë mund të jetë?
Përgjigjet hematologu: Anemia është çrregullimi më i zakonshëm i gjakut. Organizmi i prekur nga kjo sëmundje karakterizohet nga pamjaftueshmëria e qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar sasinë e nevojshme të oksigjenit në qelizat e trupit. Kjo ndodh kur organizmi prodhon më pak rruaza të kuqe, kur ka hemorragji ose humbje gjaku. Ju duhet të bëni analiza më të hollësishme për të kuptuar nëse simptomat tuaja janë të shkaktuara nga anemia. Do të rekomandoja të ushqeheni shëndetshëm në ushqimin e përditshëm duhen përdorur mëlçitë, mishi i kuq, peshku, të verdhat e vezëve, pemët e thara, prodhimet e sojës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim