“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje,me periudha të ndryshme kohore kam myk në thonjtë e duarve. Ata thërmohen dhe dalin njolla të bardha në të verdha. Si kurohet?
Përgjigjet dermatologia: Myku i thonjve ose onikomykozis (onycomychosis) është infeksioni më i shpeshtë i thonjve dhe mund të prekë çdo pjesë të thoit. Shkaktarët më të shpeshtë janë dermatofitet. Prekja e thonjve të këmbës është më e shpeshtë sesa e thonjve të duarve. Trajtimi i infeksionit mykotik të thonjve bëhet me medikamente antimykotike të marra nga goja, për një periudhë 3 ose 6-mujore. Terapia sistemike përdoret e kombinuar dhe me aplikimin lokal të përditshëm të kremit antimykotik. Për më tepër do tju sugjeroja një vizitë tek dermatologu.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim