MENU
klinika

Formula 1

Kampioni Hamilton e mbyll sezonin me fitore

01.12.2019 - 16:06

Kishte fituar titullin kampion me kohë, por Lewis Hamilton nuk ndalet me Mercedesin e tij, teksa fitoi edhe garën e sotme në Abu Dhabi në Formula 1, gara e fundit sezonale e këtij botërori.

Piloti britanik e nisi garën nga vendi i parë pas “pole” që siguroi dje dhe nuk e lëshoi kreun në asnjë xhiro. Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që ashtu si Hamilton bëri një garë të mirë, duke e nisur dhe mbajtur vendin e dytë deri në fund.

Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc me Ferrari, pozicion që e ruajti gjatë gjithë garës. Një garë e mërzitshme, monotone, pa parakalime në pistë dhe shumë emocione.

Ai që mund të vlerësohet është Valtteri Bottas, që e nisi garën nga vendet e fundit, pas penalizimit për ndryshimin e motorit dhe e përfundoi atë në vendin e katërt.

Zhgënjen sërish Sebastian Vettel, që u klasikua në vendin e pestë. Gjithsesi, kjo garë ishte më së shumti për statistika, me Leëis Hamilton që është konrmuar kampion një muaj më parë.