22.12.2019 - 15:44
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë foto nga festa në shtëpinë e saj.
Ajo tashmë e ka zbukuar pemën e fundvitit dhe është gati për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Dekori më i bukur i këtyre festave në shtëpinë e moderatores është i biri i cili qëndron i buzëqeshur anash pemës.
“Kemi filluar të flemë te pema. Mirëmëngjes dhe të diele te gëzuar”, shkruan ajo krah fotos.