MENU
klinika

Projekti i ri

Kënga e Yll Limanit, kolona zanore që na duhej në fundvit

28.12.2019 - 19:55

Pak orë më parë Ylli Limani paralajmëroi projektin e tij të ri muzikor.

Pa dhënë asnjë detaj ai tregoi se kënga është e xhiruar në atmosferë festash dhe pak më parë e ka publikuar edhe në Youtube.

Kënga mban titullin ‘Engjëj’ dhe duket se është fiks kolona zanore për të cilën kishim nevojë këtë fundvit.

Kënga është punuar e gjitha nga vetë Ylli, i cili ka preferuar ta mbyllë këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kënga e fundit e Yllit mnabte titullin “Ski me m’pa” dhe në pak kohë u kthye në të preferuarën e publikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A po vjen një bashkëpunim?

Yll Limani dhe Yllka Kuqi bashkë!