MENU
klinika

OBSH: 15% e fëmijëve me zhvillim të munguar

Kequshqyerja kërcënon produktivitetin në punë

16.12.2019 - 13:12

Një nga revistat më prestigjoze në vend, “The Lancet”, ka publikuar një studim në bashkëpunim me Organiatën Botërore të Shëndetësisë (OSHB).

Sipas këtij studimi, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme rrezikojnë të minojnë progresin dhe zhvillimin e tyre nga një fenomen, barra e dyfishtë e kequshqyerjes, që shihet si “thikë me dy presa”.

Obeziteti dhe nën-ushqyerja, është rrjedhojë e mungesës së ushqiminte të shëndetshëm. Më e keqja, sips studimit, ndodh kur një fëmijë i cili është edhe mbipeshë edhe ka mungesë zhvillimi, për shkak të mungesës së elementëve kryesor të ushqyerjes. Pra “barra e dyfishtë”.

Shqipëria rezulton si vendi më problematik në këtë drejtim, duke pasur një rekord botëror, mes rreth 130 shteteve të analizuara.

Kjo normë në vendin tonë është më shumë se 15%. Kjo kupton që 1 në 6 fëmijë i ka të dyja, edhe obezitetin edhe zhvillimin e penguar. Me zhvillim të penguar, organizata botërore e shëndetësisë i referohet të gjithë fëmijëve të cilët kanë një gjatësi nën nivelin prag të paracaktuar në raport me moshën. Nëpër botë janë rreth 160 milionë fëmijë të tillë, pjesa më e madhe e të cilëve në Afrikë.

Në Shqipëri ndërkohë, rezulton se më shumë se 15% e fëmijëve i kanë të dyja rastet. Të dyja këto forma kequshqyerje lidhen me probleme shëndetësore dhe vdekje të parakohshme, ç’ka peshon rëndë edhe në sistemin shëndetësor dhe produktivitetin në punë të një vendi, thotë studimi.

Në raport përmendet gjithashtu se mbipesha dhe zhvillimi i penguar janë kryesisht fenomene që shihen gjerësisht si në vendet e varfra edhe në ato në zhvillim.