Një shpërthim i fortë ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit ku dyshohet se i është vendosur një sasi eksplozivi automjetit të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë Albert Kuliçi.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, ndërkohë që makina tip “Volkswagen” e prokurorit Kuliçi është djegur në një pjesë të mirë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar megjithëse mjeti ishte i parkuar në një zonë tepër të banuar dhe pranë pallateve.
Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka lidhje me detyrën e Kuliçit. Kujtojmë se ai ka hetuar një sërë dosjesh të bujshme, si ajo për tokat në bregdetin e Zvërnecit.
Sipas hetimeve paraprake, në automjet dyshohet të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive. Mësohet se automjeti është në pronësi të prokurorit Albet Kulici në Vlorë, personi që shihni në foton më poshtë.
Ai ka hetuar një sërë dosjesh, por ende nuk ka deklaruar asgje lidhur me ngjarjen dhe dyshimet qe mund te kete.
Burimet thanë se prokurori ne fjale ka hetuar ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpetim Gjika, për çështjen e Parkimeve në qytetin bregdetar.
Në atë kohë, ai ka kërkuar burgosjen e Gjikës në gjykatë. Ndërkohë ka edhe çështje të tjera në hetim, që lidhen me pronat në Vlorë, një çështje e nxehtë në këtë qytet.