Boris Johnson premtoi rregulla të reja të ndihmës shtetërore për Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit, duke thënë se sistemi aktual i BE e bëri më të vështirë për qeverinë të mbrojë industrinë britanike të çelikut në 2015.
Ekzistojnë një numër rregullash të BE-së që rregullojnë sasinë e ndihmës financiare që një vend mund t’u ofrojë kompanive ose organizatave, të njohurA si ndihmë shtetërore.
Shteteve anëtare u lejohet të japin ndihmë vetëm me aprovim nga Komisioni i BE-së, megjithëse zbatohen disa përjashtime.
Konservatorët thanë që qeveria ishte e ndaluar të mbështeste industrinë britanike të çelikut në 2015 derisa të jepej miratimi nga BE. Ai tha që periudha kohore 50-ditore i kushtoi industrisë së çelikut 6.2 milionë paund and dhe industri të tjera me intensitet energjetik në tërësi 41.1 milion paund.
Sekretari i transportit në hije, Andy McDonald, tha se Konservatorët “e përdorën ndihmën e shtetit si një justifikim” gjatë krizës së çelikut 2015.
Qeveria nuk ka ndërhyrë aq sa mundet brenda rregullave të BE-së.
Ekspertët e tregtisë thonë gjithashtu se rreth 95% e masave të ndihmës shtetërore nuk kanë nevojë të paraqiten para komisionit të BE-së, pavarësisht pretendimit të konservatorëve.
Qeveria irlandeze pagoi 160 milion euro në vit për një ndërmarrje shtetërore të transportit, një marrëveshje që konsiderohet si shkelje e rregullave të ndihmës shtetërore.
Sipas ekspertëve, Mbretëria e Bashkuar mund të ketë nevojë të zbatojë rregullat e ndihmës shtetërore të BE-së për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë me Brukselin.
Rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë gjithashtu mund të kufizojnë ndërhyrjet e qeverisë.
Johnson ka të drejtë që rregullat e ndihmës shtetërore të BE-së e bëjnë më të vështirë për qeverinë e Britanisë së Madhe ndërhyrjen në ekonomi.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al