MENU
klinika

Shtojini pamjes suaj pak ngrohtësi festash

Këto festa ju duhet vetëm ky aksesor për flokët

15.12.2019 - 20:41

Në periudhë festash të gjithë mund t’ia lejojmë vetes pak ekzagjerim në stil, aksesorë apo ngjyra.

Të gjithë duam të jemi më festivë në periudhën e fundvitit dhe çfarë është më festive se një fjongo flokësh?

Velvet, saten, tyl… ka pafund opsione prej të cilave mund të zgjidhni dhe t’i shtoni pamjes suaj pak ngrohtësi festash.

Fjongoja është edhe një prej aksesorëve të preferuar të dukeshës së Kembrixhit, që në fillim të këtij viti ia pamë shpesh ta përdorte. Më pas ia pamë edhe Nicole Kidman-it në tapetin e kuq të Golden Globes.

Këto fjongo janë sugjerimi i Marie Claire për të gjitha ju që i adhuroni aksesorët e flokëve.

Duhet ta pranojmë që janë gjithmonë kaq të embla e të bëjnë të dukesh femërore në çdo kohë!

Nëse jeni guximtare, mund të përdorni fjongot me gurë, xixa, apo detaje të tjera!

 

Pra, mos na thoni që nuk e keni ende një të tillë! Nëse jo, blijeni, sepse me të do të jeni shumë in këtë periudhë festash!