MENU
klinika

Tri pijet magjike...

Këto metoda natyrale do t’ju ndihmojnë të qetësoni dhimbjet e kokës

14.12.2019 - 10:30

Gjëja e parë që na shkon në mendje kur na dhemb koka është marrja e një qetësuesi. Nuk është gabim nëse i përdorni dhe rrallëherë qetësuesit, por nëse kjo gjë ndodh shpesh, atëherë bëni mirë të mendoni për një zgjidhje alternative.

Çfarë më mirë se metodat natyrale mund t’ju bëjë punë për qetësimin e dhimbjeve?

Tri pijet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të qetësoni dhimbjen e kokës:

Ujë i nxehtë me limon

kolana e librave

Ju e dini që kjo pije është ideale për pastrimin e trupit të toksinave dhe ndikimin në humbjen e peshës. Por, me siguri nuk e dinit që kjo pije është edhe një ilaç kundër dhimbjes së kokës. Nëse e ndjeni të nevojshme mund të pini çdo ditë, pasi nuk ka efekte negative në organizëm.

Çaj xhenxhefili

Xhenxhefili ka një efekt të dobishëm në qarkullimin e gjakut Ai ka një efekt antiinflamator dhe qetëson dhimbjen e kokës.

Çaj menteje

Çaji i mentes ka një efekt të dobishëm në tretje, lehtëson frymëmarrjen, por gjithashtu relakson muskujt dhe nervat. Në këtë mënyrë, ai vepron si qetësues dhe redukton dhimbjen e kokës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e Endrit

“Tumori i trurit”- më thanë mjekët!