MENU
klinika

Rikthimi

Kiara Tito ndryshon ekran. Ja ku do ta shohim së shpejti!

29.12.2019 - 09:06

Prej disa kohësh, moderatorja e ëmbël e ekranit, Kiara Tito, i është përkushtuar kanalit të saj në Youtube.

Aty, Kiara ndan me publikun pjesë nga jeta e saj dhe duket se e ka lënë pak pas dore televizionin.

Por, pak javë më parë, Kiara tregoi se do të rikthehet në ekran, megjithatë nuk kishte vendosur ende se ku do e shihnim.

Megjithatë vendimin tani duket se e ka marrë dhe Kiara do të rikthehet në televizionin ku u shfaq për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram.

Në foto ajo shkruan “Së shpejti” dhe shfaqet në studiot e “Top Channel”.

Kiara nuk e ka zbuluar ende emisionin, megjithatë 2020-a erdhi dhe do zbulojmë surprizën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja për çfarë bëhet fjalë

Kiara Tito zbulon surprizën e rradhës

“Do t’i bëj se s’më interesojnë njerëzit”

Kiara Tito flet hapur për ndërhyrjet në fytyrë