MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Kjo veçori e iPhone do të bëjë diferencën

10.12.2019 - 18:58

Ndërsa familja e iPhone 11 përgatitet për një sezon festiv, inxhinierët e Apple po punojnë çdo ditë për pasardhësit e tyre.

Telefoni i cili nëse nuk ndodh ndonjë çudi e madhe do të debutojë në Shtator të 2020, iPhone 12 do të jetë një hap i madh përpara për kompaninë ndryshe nga kapërcimet evolucionare të iPhone 11 krahasuar me iPhone XS dhe XR.

E themi këtë sepse bateria pritet të jetë në fokusin e Apple për tu siguruar se iPhone 12 mund të realizojë telefonata më shumë se çdo iPhone tjetër.

Një raport që vjen nga Azia e Largme dhe konkretisht nga zinxhiri i furnizimit të Apple zbulon se iPhone 12 do të ketë një model të ri baterie me një modul më të vogël i cili nuk ka një kasë mbrojtëse falë teknologjisë së re të furnizuesit ITM Semiconductor.

Kështu Apple ka më tepër hapësirë për të rritur volumin e baterisë. Kujtojmë se iPhone 11 vjen me bateri 3110 mAh. Krahasuar me Galaxy S10 që ka bateri 3,400 mAh dhe OnePlus 7T me bateri 3,800 mAh, mund të konsiderohet kapacitet i ulët.

Por kompania e ka kompensuar disi me iOS 13 e cila është tejet kursimtare me konsumin e baterisë. Megjithatë me ardhjen e teknologjisë 5G kjo diferencë do të venitet.