MENU
klinika

Muzikën në gjak që kur ishte fëmijë!

Kjo video e Dafina Zeqirit do t’ju zbukurojë mbrëmjen

06.12.2019 - 20:15

Dafina Zeqiri është padyshim një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër reperet më të preferuara nga publiku shqiptar.

Ajo numëron plot 1.3 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan me ta momente të shumta nga puna e përditshmëria.

Mirëpo, ditën e sotme këngëtarja vendosi të bëjë një përjashtim duke dalë paksa jashtë “rutinës” së profilit të saj në Instagram dhe na tregoi një video shumë të ëmbël.

Dafina postoi disa momente të filmuara kur ajo ishte ende fëmijë dhe vlen të theksojmë se muzikën e ka pasur gjithmonë në gjak!

 

View this post on Instagram

 

“ who took all the red napkins? “ ??

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

Ajo kërcen para kamerës duke mbajtur shami të kuqe në trup e në duar, ndërsa krahas videos këngëtarja shkruan:

“Kush i mori të gjitha shamitë e kuqe?”

Video e saj është pëlqyer shumë nga ndjekësit, të cilët e komplimentojnë për faktin se ka qenë e talentuar që në vogëli.