MENU
klinika

Risia e reformës së drejtësisë

KLGJ cakton gjyqtarët për mediat nga Gjykatat e Apelit

10.12.2019 - 13:08

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot gjyqtarët për mediat nga Gjykatat e Apelit, detyrë kjo në funksion të transparencës, risi e Reformës në Drejtësi.

Mësohet se në Apelin e Shkodrës gjyqtare për Mediat është Vojsava Osmanaj, ndërkohë në Apelin e Tiranës është caktuar Edlira Petri.

Sakaq, në Gjykatën e Apelit në Durrës është emëruar Desart Avdulaj, ndërsa në Vlorë, Klodiana Gjyzari.

Po ashtu në Gjykatën e Apelit në Korçë është emëruar Etleva Temo, në Gjirokastër Enton Dhimitri.

Bëhet e ditur se në Gjykatën e Apelit Administrativ gjyqtare është emëruar Lindita Sinanaj dhe tek Krimet e Rënda Saida Dollani.