MENU
klinika

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë

Koncerti/ Surprizat e natës së ndërrimit të viteve

29.12.2019 - 08:57

Ashtu si çdo vit, në sheshin “Skënderbej” do të organizohet koncert në natën e ndërrimit të viteve.

Mes tingujve të muzikës, argëtimit dhe dritave Bashkia e Tiranës organizon koncertin madhështor.

Pjesë e tij do të jenë këngëtarët më në zë, si Elhaida Dani, Eneda Tarifa dhe Mariza Ikonomi

Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në Instagram dhe fton të gjithë të bëhen pjesë.

“Gati?
Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te sheshi “Skënderbej”. ??
Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 Dhjetor ora 23:00 me @enedatarifa , @ikonomimariza dhe @elhaidadani93 . ?
Lajmëro familjarët e miqtë dhe eja”, shkruan Veliaj.