MENU
klinika

Pacolli: Presim të bojkotojë dhe Shqipëria

Kosova bojkton ceremoninë e çmimeve Nobel

07.12.2019 - 14:57

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Ai pret që edhe Shqipëria të veprojë njësoj.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka konfirmuar se ambasadorja Shkëndije Geci-Sherifi do ta bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit konstravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”- ka shkruar Pacolli.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi