MENU
klinika

Flet Haradinaj

“Kosova përkrah sulmet e fundit të SHBA-së në Irak e Siri”

30.12.2019 - 13:15

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova rreshtohet krah Amerikës në sulmet e fundit mbrojtëse në Irak e Siri ndaj organizatës Kata’ib Hizbollah.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e palëkundur në luftën kundër terrorizmit e udhëhequr nga SHBA-ja.

“Kosova përkrah sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri. Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.

Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë.

Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjajshme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes”, shkruan Haradinaj në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’

Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’