MENU
klinika

3 dosjet e Krujës për tërmetin

Kryeprokurori Çela: Mos kurseni askënd në hetime

07.12.2019 - 20:16

Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela  sot  ka zhvilluar një takim me prokurorët e rrethit të Krujës.

I shoqëruar nga drejtori Dekriminalizimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë Adnand Xholi, Olsi Çela, ka takuar drejtuesin e prokurorisë së Krujës, Petrit Cano.

Nga ana tjetër Olsian Çela, u shprehu kolegëve të tij në Krujë që të hetojnë pa ngurrim të gjitha problematikat në tre dosjet e hapura dhe te mos kursejnë asnjë individ, zyrtar, biznesmen apo kushdo qoftë ai, nga përgjegjësia penale.

Në prokurorinë me Krujës janë të regjistruar tre dosje penale, ku e para ka në fokus hetimin e situatës para se të binte tërmeti dhe dëmtimin e tre pallateve në Thumanë, ku humbën jetën disa persona.

Ndërkohë një dosje e dytë që po hetohet ka në fokus dëmtimin e godinave institucionale si shkolla, xhamia, dhe qendra shëndetësore e Thumanës, të cilat janë objekte të ndërtuara kohët e fundit nga kompanitë private.

Nga ana tjetër një dosje e tretë po hetohet për objektet në rrethin e Krujës që u është vënë shiriti policor, dhe pritet që në ditët në vijim të shemben me tritol nga forcat e xhenios.