MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 15

Kukësi lider, Vllaznia surprizon Skënderbeun

14.12.2019 - 18:06

Duke përfituar edhe nga humbja e Partizanit në derbi, Kukësi ka marrë kryesimin e Superiores, pas fitores së arritur me shifrat 4-0 ndaj Teutës.

Duhet theksuar se erdhën vetëm nga Shkurtaj nga 11-metërshi. Për të thelluar historikun e takimit do të vendoste Kristal Abazajn, që më herët kishte realizuar ndaj Tiranës.

Një tjetër penallti është dhuruar në minutat e fundit, por këtë herë ishte Et’hemi që tundi rrjetën. Pas kësaj fitore janë verilindorët që marrin kryesimin e Superiores me dy pikë më tepër se Partizani dhe Laçi.

Vllaznia ka fituar me rezultatin 0-1 ndaj Skënderbeut në transfertë. Goli që vendosi takimin ishte rroveshata e Ndriçim Shtubinës, që dhuroi një perlë. Entuziazëm i madh te shkodranët, ndërsa skuadra e Jonuz e kishte fituar edhe takimin e parë me shifrat 4-0.

Tashmë është Skënderbeu që shkon në zonën e ftohtë, që të dërgon në “Play Off”, ndërsa Vllaznia shkon më afër zonës së Europës. Sa i përket mbijetesës, duket një çështje e mbyllur për shkodranët që duhet të shohin më larg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 15

Bylis ngec në Vlorë, goleadë e Laçit

Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi