MENU
klinika

Mbrëmja gala

“Kult 2019” – 13 çmime të mëdha, 2 çmime speciale

18.12.2019 - 16:57

     Për të pesëmbëdhjetin vit radhazi, Çmimet Kult vlerësuan me trofeun e fitimtarit punët më të arrira në art, letërsi, kinema etj. Mbrëmja Gala e këtij viti, ashtu siç ishte premtuar na solli plot surpriza dhe emra të njohur të artit.

Mbrëmja gala me protagonistët e tapetit të kuq, të ftuarit, juritë, fituesit, skenografia. Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit përshkuan tapetin e kuq të Çmimeve KULT.

Nën drejtimin e dy prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga, mbrëmja e Çmimeve Kult garantoi spektakël të paharrueshëm, nga artistë të pakonkurrueshëm në tregun muzikor dhe jo vetëm.

Tenori, Denis Skura dhe këngëtarja e famshme Venera Lumani, sollën një duet të padëgjuar kurrë më parë dhe një performancë të shkëlqyer që ngriti në këmbë publikun e Çmimeve Kult.

Padyshim që një mbrëmjeje si kjo nuk mund t’i mungonte një “Libertango” nga primo-balerinët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Adela dhe Anxhelo Muçollari, motër e vëlla. Kujtojmë se Adela është edhe dy herë fituese e Çmimeve Kult.

Ndërkaq, nuk ka mbetur larg vëmendjes as vlerësimi me Çmimin Special të Akademisë Kult, të kontribuesve të e mëdhenj të albanologjisë. Ky çmim iu dha studiueses italiane Lucia Nadin, për librin “Ikona e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut” dhe arbëreshit Franccesko Altimari.

Këtë vit ishin 78 artistë të nominuar, për 13 Çmime të mëdha si dhe dy Çmime Speciale.

Fituesit janë si më poshtë:

1. KËNGA E VITIT:
Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”

2. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”

3. INSTRUMENTISTI I VITIT:
Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun

4. BALERINI I VITIT:
Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”

5. MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT:
Olta Daku me “Shirli Valentina”

6. AKTORI I VITIT:
Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”

7. AKTORJA E VITIT:
Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”

8. DOKUMENTARI I VITIT:
Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”

9. REGJIA E VITIT:
Ema Andrea me “Natën, Má!”

10. ARTISTI PAMOR I VITIT:
Kristo Krisiko me “Prolog epilog”

11. LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:
Pranvera Bogdani me “Balshajt”

12. LIBRI ARTISTIK I VITIT:
Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”

13. PËRKTHIMI I VITIT:
Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro

2 Çmimet Speciale
14. Prof. Lucia Nadin
15. Prof. Francesco Altimari

 

Mbrëmja Gala u përshëndet nga një peformancë e shkëlqyer e tenorit Denis Skura me këngëtaren Venera Lumani. Pasoi me një “Libertango” nga primo-balerinët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Adela dhe Anxhelo Muçollari, motër e vëlla të nominuar për Çmimet Kult 2019.

Gjithashtu publikun e ka emocionuar edhe performanca e Orkestrës e Harqeve e SIGAL Uniqa Group Austria, me dirigjent Ermir Dizdari

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prestigjiozja britanike e udhëtimeve

‘Shqipëria, kjo perlë ballkanike’

Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit