MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Kumbulla po ndiqet edhe nga Manchester United

23.12.2019 - 12:21

E ardhmja e tij duket e sigurtë. Pas Juventusit, Lazios, Interit dhe Napolit, tashmë edhe gjigantët e Manchester United kërkojnë mbrojtësin shqiptar të Verona-s, Marash Kumbulla.

Deri tani Kumbulla ka bërë një sezon të shkëlqyer. Falë paraqitjeve të tij të mira ka marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha në Itali, por duket se jehona e tij ka kapërcuar kufijtë.

Gjithçka ka lindur nga një miqësore verore e Veronës, e cila luante përballë Hoffenheim. Në atë takim ka pasur edhe disa zyrtarë të United, të cilët ishin në stadium për të ndjekur disa futbollistë, por vëmendje ka tërhequr Kumbulla.

Pra, mbrojtësi shqiptar është vënë nën vëzhgim dhe pas paraqitjeve të deritanishme, interesi është shtuar edhe më shumë. Ku do të përfundojë Kumbulla? Këtë për momentin asnjë nuk mund ta thotë, vlera e tij ka shkuar 15 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN