MENU
klinika

Krahina autonome e Korçës

Kur valëvitej në ajër flamuri i Skënderbeut

10.12.2019 - 13:49

      Fatkeqësisht historia jonë mijëvjeçare është historia e mbijetesës, nën regjime pushtimi, e një populli të vogël brigjeve të Adriatikut; fillimisht nën romakët, mandej nën bizantinët, bullgarët, serbët, osmanët dhe për pak vite, francezët, austriakët, italianët, për të mos folur më pas për “pushtimet” ideologjike të jugosllavëve, rusëve, kinezëve e tash së fundi amerikanëve.

Por, kjo “bimë e egër”, e vogël në shtat por shumë vitale në përshtatje, ka ditur t’u mbijetojë shekujve duke ruajtur territorin, gjuhën dhe zakonet e veta.
Shqiptarët kanë bërrë edhe shumë gabime gjatë historisë: kanë luftuar më shumë me njëri-tjetrin se me pushtuesit; kanë qenë shpesh naïvë me të huajt për të kuptuar se në botë nuk ka as motra e as vëllezër por ka vetëm interesa; janë mburur më shumë se sa kanë punuar; kanë lajkatuar qeveritarët në vend t’u kërkonin më tepër llogari; por gjithsesi kanë mbijetuar në një botë të trazuar dhe grabitqare që ndryshon me shpejtësi.
Nuk është pak! Shumë popuj të këtyre përmasave sot janë zhdukur e asimiluar.

Në vitet e Luftës të parë Botërore, kur territori i trojeve shqiptare u bë arenë lufte e palëve ndërluftuese, patriotët korçarë, me durim, me largpamësi, me negocim, ditën të marrin nga pushtuesi më të mirën e mundëshme për popullin e vet, në ato rrethana kritike e dramatike që nuk vareshin prej tyre dhe kur fuqitë ndërluftuese kishin bërrë plane për coptimin e trojeve të tyre (Traktati i fshehtë i Londrës 1915).
Luftrat në territoret shqiptare nuk kanë qenë asnjëherë të shqiptarëve dhe prej shqiptarëve.

– Në vitet 1916 -1918 në asnjë qytet ku banonin shqiptarë nuk valvitej askund flamuri i Skënderbeut veç se në Korçën tonë.
– Në asnjë qytet tjetër pushteti vendor dhe shërbimet publike ndaj popullatës nuk i kryente asnjë administratë shqiptare, veç Korçës tonë.
– Në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë nuk këndohej lirisht si në Korçën tonë, himni kombëtar dhe në shkollë mësohej gjuha e ëmbël shqipe.

Ja këto, e shumë të tjera, janë fakte e rrethana që n’a bëjnë ne, pasardhësit e atyre burrave të mençëm e atdhedashës, që datën e 10 dhjetorit ta kemi një datë feste dhe emrin e Themistokli Gërmenjit një simbol krenarie për qytetin tonë.

GËZUAR ditën e 10 dhjetorit!

NJË KRONIKË E KOHËS

kolana e librave

Më poshtë po u sjell një kronikë të kohës të Mbretërisë, të pasqyruar në gazatën lokale “Gazeta e Korçës”, me rastin e kremtimit të 22 vjetorit të “Karahinës Autonome të Korçës”, në 10 dhjetor 1936.

“….Midis një entusiazmi të kulluar popullor dhe manifestimesh patriotike të nxehta u kremtua pardje të shtunën, festa kombëtare e 10 Dhjetorit, e lidhur aq ngushtë me emrin e dëshmorit të madh Themistokli Gërmenji.
Tregu ishte zbukuruar me flamure dhe shkollat kishin pushim. Nga ora 10 para drake, megjith qe ishte dite pazari, perpara Bashkise filluan te mblidheshin shumica te medha populli. N’ate kohe arrijne atje dhe autoritetet civile, ushtarake e fetare, duke patur ne krye Prefektin z.Veli Vasjari. Gjithe ne ate ore nje shumice tjeter, e perbere kryesisht prej nxenesve te shkollave te ndryshme te qytetit, ishin grumbulluar rreth e rrotull Monumentit te deshmorit ne kopshtin “Themistokli Germenji”.

Ceremonia filloi me lutjen e zakonshme ne kishen e Shen Gjergjit, te kryesuar prej Hiresise se Tij Peshkopit Evllogj. Ne mbarim te lutjes Hiresia e Tij mbajti nje fjalim duke ekzaltuar perpjekjet dhe sakrificat e deshmoreve per çlirimin e Kombit.

Nga kisha, kortezhi i gjate, qe kishte ne krye banden, u drejtua per ne kopshtin qe nderohet me emrin e deshmorit Themistokli. Ketu mbajti fjalimin e dites profesori i Liceut z. Niko Stralla. Fjalimi, te cilin po e botojme me poshte, ishte me te vertete i goditur dhe u duartrokit nxehtesisht prej shumices qe kishte mbushur gjithe kopshtin dhe pjesen e bulevardit perpara monumentit.

Menjehere pastaj banda ekzekutoi himnin mbreteror dhe ate te Flamurit qe u mbuluan me brohoritje per L.M.T. Mbretin dhe per Atdhene.
Ceremonite u mbyllen me pritjen ne Bashki te popullit….”

 

Nga: Klodi Stralla

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë