MENU
klinika

Rritet skepticizmi për koalicionin LDK – LVV

Kurti dhe Mustafa nuk do të takohen!

17.12.2019 - 09:33

Edhe pse ishin zotuar se do t’i shpeshtonin takimet me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale për bashkëqeverisje, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk janë ballafaquar me njëri-tjetrin që nga dita e shtunë.

Teksa ‘Nyja Gordiane’ mes dy partive vazhdon të jetë posti i presidentit, gjasat janë minimale që një takim mes dy partive të ndodhë sot.

Pavarësisht se ishte paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës për mundësinë e bashkëqeverisjes, dy liderët nuk janë takuar që nga e dita e shtunë dhe gjasat janë minimale që të takohen sot.

Posti i presidentit është pika kyçe në të cilën dy partitë nuk po pajtohen, pasi që është LDK-ja ajo që po insiston se ky post duhet t’i takojë asaj, ndërsa Vetëvendosja është shprehur disa herë radhazi se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve.

Ndërkohë dje, teksa i ka komentuar zvarritjet e arritjes së koalicionit, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka mohuar se bisedimet me LVV-në kanë ngecur, por që të dyja partitë janë duke tentuar t’i harmonizojnë qëndrimet.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!